Policia italiane e arrestoi burrin i cili mbante pengje
Romë, 5 nëntor 2018 – Policia e arrestoi Françesko Amaton, i cili sot mbajti pengje në një postë në qytetin italian Pjeve Modoleni.
Amato para daljes i liroi edhe dy prej katër pengjeve, ndërsa tani për tani nuk është e njohur nëse është dorëzuar vetë ose policia ka hyrë në postë.
Amato fillimisht i mori 12 pengje dhe u kanos se do t’i vrasë nëse nuk i mundësohet takim me ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, Mateo Salvini dhe Elizabeta Trenta. Mediat italiane njoftuan se më vonë Amato i ka liruar shtatë klientë dhe një të punësuar në postë.
Amato javën e kaluar u dënua me 19 vjet burg për shkak të involvimit në krim të organizuar. Ai është njëri ndër 125 personat e akuzuar, i cili është gjykuar javën e kaluar për shkak të pjesëmarrjes në grupin mafioz Ndrangeta. shk/