Nju Delhi, 28 shkurt – Policia indiane sot kumtoi se ka arrestuar qindra njerëz dhe ka sistemuar trupa të saj në pjesën verilindore të Nju-Delhit pasi të paktën 38 persona u vranë këtë javë gjatë përleshjeve mes hindusve dhe myslimanëve.
Zëdhënësi i policisë në Nju-Delhi M.S Randava deklaroi se policia po mbledh dëshmi, kontrollon video me dhunë dhe se tashmë ka arrestuar më shumë 600 persona.
“Arrestimi është shumë i sigurt me qëllim që situata të vendoset nën kontroll”, tha Randava duke shtuar se nuk ka raporte për konflikte të reja.
Përleshjet filluan rreth ligjit për shtetësi të cilin Qeveria e kryeministrit Narendra Modi e miratoi në dhjetor, në bazë të cilës shtetësi indiane mund të marrin gjashtë grupe fetare, por jo edhe myslimanë.
Kritikuesit thonë se ligji është diskriminues ndaj myslimanëve.(koha.mk)