Athinë, 20 janar – Në protestën para Parlamentit grek, që është në vijim dhe në të cilën ka përleshje midis personave të maskuar, me siguri pjesëtarë të grupeve të djathta ekstreme dhe policisë, prej orës 14 kanë marrë pjesë rreth 60 mijë persona, kumtoi policia greke.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, në kryeqytetin grek kanë arritur gjithsej 326 autobusë nga e mbarë Greqia.
Një grup i personave të maskuar me flamuj grekë me siguri pjesëtarë të grupeve ekstreme të djathta kanë tentuar të depërtojnë kordonin e policisë afër Monumentit të ushtarit të panjohur para Parlamentit grek.
Ata, siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, me gjësende, shishe dhe materiale piroteknike e kanë sulmuar policinë, e cila është përgjigjur me shok bomba dhe gaz lotsjellës. Drejt policisë janë hedhur edhe ngjyra.