Selanik, 30 korrik – Në zonën pranë stacionit hekurudhor, në qytetin verior grek, disa herë kanë ndodhur incidente të dhunshme.
Sipas zyrtarëve policorë, arrestimet e fundit, pasuan disa përleshje të dhunshme midis grupeve rivale të migrantëve afganë dhe pakistanezë, gjatë ditëve të kaluara, nga të cilat u plagosën katër persona.
Qindra migrantë jetojnë në zonën përreth stacionit hekurudhor të Selanikut.
Bandat e trafikantëve i kanë sjellur aty nga kufiri lindor i Greqisë me Turqinë.