Shkup, 21 shkurt – Tre persona në mesin e cilave edhe 19-vjeçarja nën përkujdesin e Institucionit Publik “Ranka Milanoviq” në Gazi Babë, dhe dy minoreneve të moshës prej 16 dhe 17 nga Çairi janë larguar në një drejtim të panjohur, ndërsa rastet janë denoncuar në polici.
MPB informon se rasti me personin nën përkujdesje S.R. (19) mbrëmë në Stacionin Policor Gazi Babë e ka denoncuar një person social i cili ka thënë se ajo më 10 shkurt me vetëdëshirë e ka braktisur institucionin dhe është larguar në një drejtim të panjohur.
Rasti me minorenen 16-vjeçare pas mesnate në Stacionin Policor në Çair e ka denoncuar S.S. (49). Zhdukjen e minorenes 17-vjeçare në Stacionin Policor Pair dje e ka denoncuar familjarja i saj A.D. (48) e cila ka thënë se ajo e ka braktisur shtëpinë më 16 shkurt.
Po ndërmerren masa për gjetjen e tre personave.