Berlin, 4 prill – Policia gjermane sot njoftoi se ka sekuestruar 16 kilogramë kokainë, vlera rrugore e të cilit është rreth 678.000 euro.
Droga është zbuluar gjatë kontrollit rutinor policor në afërsi me kufirin me Holandën.
Kokaina është zbuluar në një automjet me targa italiane, ndërsa shoferi është një shqiptar 28-vjeçar. Ai është arrestuar dhe i është caktuar paraburgim.