Berlin, 18 dhjetor – Policia gjermane sot ka zhvilluar një aksion në një xhami në Berlin, sepse imami i xhamisë është i dyshuar për transferimin e parave të luftëtarëve islamikë në Siri me qëllim “kryerjen e sulmeve terroriste”.
Policia ka bërë kontroll në xhaminë El Sabah në pjesën veriore të Berlinit, Beding, ku ka predikuar Ahmad A (45), i njohur si Andul Bara, njoftoi zyra e prokurorisë lokale.
Detaje të tjera nuk bëhen të ditura, ndërsa nuk ka as reagime nga përfaqësues zyrtarë të xhamisë .