Sipas njoftimit, sot rreth orës 08:00, policia ka pranuar një informacion se në afërsi të rrugën Gjilan –Bujanoc, ndodhet një çantë e zezë e cila dyshohet se ishte lënë nga persona të panjohur në shkurre.
Në njoftim thuhet se policia në vendin e ngjarjes ka konstatuar se në çantë gjenden substanca narkotike.
“Në këtë rast janë inkuadruar edhe hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjilan së bashku me Forenzikën Regjionale të Gjilanit, ku pas hapjes së çantës kanë vërtetuar se në brendi kishte 31 paketime të plastikës me substancë narkotike të llojit ‘marihuanë”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Gjilan ndërsa hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë”, njofton policia.