Shkup, 14 dhjetor – VMRO-DPMNEpo përgaditet për trazira. Struktura dhe aktivistë të kësaj partie kanë marrë sms-porosi për të qëndruar në gatishmëri nëse ftohen për të protestuar para KSHZ-së, shkruan gazeta KOHA. Sipas kësaj partie, KSHZ do të pranojë ankesa të LSDM-së dhe rezultati do të ndryshojë në dëm të saj. Informacionet nga terreni flasin se tanimë një numër i madh njerëzish është drejtuar para KSHZ-së ku do të protestohet nëse VMRO humb mandat dhe shumicë të nu.rit të deputetëve. Në ndërkohë, policë të shumtë tashmë janë vendosur para KSHZ, pasi në MPB që më herët ka informata se mund të eskalojë situata. Ndryshe, gazeta KOHA merr vesh se KSHZ tashmë ka përgatitur përgjigje negative ndaj ankesave të Lëvizjes BESA, pasi siç thuhet në përgjigje, argumentet e BESËS nuk janë të plota.