Policia financiare në bashkëpunim me prokurorin për krim të organizuar ka ngritur katër padi penale për keqpërdorim të mjeteve financiare. Për keqpërdorimet detyrës të zyrtare, drejtoria financiare ka ngritur padi kundër ish drejtorit të kompanisë Feni Industri Ad Kavadarc J.M. në dyshimin se ka keqpërdorur mbi 50 milion dollar duke sjellë vendim të rrejshëm për shlyerjen e detyrimeve të pa vjetërsuara ndaj kompanisë “Cunico marketing fze” nga Dubai.
Drejtoria financiar ka ngritur padi kundër J.M drejtorit gjeneral të kompanisë Feni Industri ad Kavadarc për shkak të dyshimit se ka keqpërdorur detyrën zyrtare dhe autorizimin, gjegjësisht J.M ka sjell vendim për shlyerjen e detyrimeve të pa vjetërsuara me përmbajte jo të vërtetë ndaj kompanisë “Cunico marketing fze” nga Dubai me qëllim që tu mundësojë në mënyrë të kundërligjshme qasje në pasurinë e Feni Industrisë dhe duke i shkaktuar dëm prej mbi 51 milion dollarë kompanisë – deklaroi Arafat Muaremi, drejtor i policisë Financiare.
Edhe tre ish udhëheqës të Mepsos do të përballet me padi penale për keqpërdorim të mjeteve financiare me vlerë prej mbi 42 milion denarësh. Me padi penale do të përballet edhe ish drejtori i Agjecisë së filmit për keqpërdorim të 68 milion denarësh duke paguar kompani nga Kroacia, SHBA-ja dhe kompani Jardan Film Servis nga Shkupi. Janë nënshkruar marrëveshje dhe ndryshuar kushtet e kontratës. Për dëmtim të buxhetit të Republikës së Maqedonisë policia financiare është duke hetuar edhe drejtorin e Banjave të Dibrës Capa A.R pasi që ka dëmtuar buxhetin e RM për 25 milion denarë duke ofruar shërbime mjekësore pa mos pasur një leje të posaçme për këtë shërbimet. Nga Drejtoria Financiare thanë se në hetim janë dhe zyrtar dhe ish zyrtarë dhe shumë shpejtë do të dalin me lëndë të reja. (alsat)