Shkup, 11 prill – Drejtoria për polici financiare lidhur me mbajtjen e peshkopit Petar sot në Aeroportin ndërkombëtar Shkup kumtoi se nuk ka njohuri të caktuara, por meqenëse bëhet fjalë për lëndë, e cila, siç thekson, është në procedurë parahetimore, nuk është në mundësi të ndajë informata me opinionin.
“Lidhur me informatat rreth ngjarjeve të sotme me peshkopin Petar, kur hetimi do të jetë në fazë e cila lejon ndarje të informatave me opinionin, ndërsa ata nuk do ta prishin të njejtin dhe do të informojnë me kohë”, kumtoi Drejtoria për polici financiare.
Mitropoliti i Prespës-pellagonisë Petar sot konfirmoi se për një kohë të shkurtë është mbajtur në Aeroportin e Shkupit me kërkesë të Policisë financiare, pas çka e ka vazhduar udhëtimin drejt Australisë, në dioqezën ku ka kompetenca sinodike.