Shkup, 24 prill – Drejtoria për polici financiare në tërësi i përgënjeshtron informacionet e publikuara në disa media se dje nga ana e personave të autorizuar të Drejtorisë është kryer verifikim dhe kontroll në hapësirat e Bashkësisë Fetare Islame (BFI).
“Drejtoria për polici financiare nuk ka ndërmarrë kurrfarë veprimi dhe aktiviteti me qëllim të kontrollimit të punës financiare të BFI-së, theksohet në kumtesë.
Nga Drejtoria për polici financiare informojnë se sot kanë marrë paraqitje me shkrim me kërkesë për kontroll financuar në BFI.