Shkup, 3 prill – Policia financiare ngriti padi penale kundër ish-Ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Ai dyshohet për veprën penale “punë e pa ndërgjegjshme në shërbim”. Padia është ngritur edhe kundër një personi tjetër, udhëheqës i njësisë për zbatimin e projektit për rikonstruktimin e institucioneve shëndetësore. Padia i referohet kontratave të lidhura në vitin 2010 për rikonstruktimin e disa spitaleve me kontraktorin “Konstruktor Inxhenering” nga Spliti. Të dy të dyshuarit, edhe pse gjoja e kanë ditur se rindërtimi do të vonohej, nga kompania nuk kanë kërkuar zgjatje të afatit të garancisë bankare. Bëhet fjalë për një shumë rreth 62 mijë euro me çka është dëmtuar buxheti i shtetit.
Alsat-M