Policia në Egjipt ka vrarë dhjetëra militantë ka thënë ministria e brendshme e vendit.
Policia ka vrarë rreth 40 terroristë në Giza dhe në Sinain verior në mëngjesin e së shtunës, sipas një deklarate të lëshuar nga ministria. Deklarata tha se terroristët po planifikonin një seri sulmesh në vendet turistike, kisha dhe personelin ushtarak, shkruan BBC.
‘’Një grup i terroristëve kishin planifikuar të ndërmarrin një seri të sulmeve agresive duke shënjestruar institucionet shtetërore, veçanërisht ato ekonomike, po ashtu edhe turizmin…dhe vendet e krishtera të adhurimit’’, tha deklarata e Ministrisë.
Kjo offensivë kundër terroristëve vjen pas një sulmi me bombë në Gizza.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për grupin, që vrau tre turistë vietnamezë dhe disa të tjerë, por militantët islamistë kanë shënjestruar turistët në të kaluarën Ndryshe, policia në mëngjes vranë 30 militantë, ndërsa 10 të tjerë u vranë në El-Arish.