Tiranë, 12 dhjetor – Vazhdojnë tentimet e migrantëve të paligjshëm nga Lindja e Afërt, që të hyjnë në Shqipëri dhe rrugën ta vazhdojnë në vendet e BE-së, transmeton gazeta KOHA.
Policia nga qyteti i FIerit në automjetin e një banori të Sarandës ka zbuluar 27 emigrantë shtetas të Irakut, të cilët ilegalisht kanë hyrë në territorin e Shqipërisë.
Thuhet se është arrestuar personi S.P. (54) banor i Sarandës, i cili i ka transportuar shtetasit e huaj. Para gjykatës në Fier do të përgjigjet për veprën penale “ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit”.
Sivjet policia shqiptare ka zbuluar mbi 9.000 emigrantë, që është për mbi 40 për qind më shumë në krahasim me vjet. Kjo, natyrisht falë mbështetjes së Rojës evropiane kufitare dhe bregdetare, si dhe Agjencisë evropiane për siguri kufitare-Fronteks, pjesëtarët e të cilëve në kufirin shqiptar-grek janë nga muaji maj.(koha.mk)