Sadri Ramabaja i Vetëvendosjes i cili u arrestua ditën e shtunë në Durrës nga autoritetet shqiptare, tashmë gjendet në Kosovë. Sipas burimeve të Indeksonline, policia e Shqipërisë i ka dorëzuar mbrëmë rreth orës 20:00 Ramabajën trupave policore të Kosovës. Ai u mor nga policia kosovare në pikëkalimin kufitar në Vërmicë dhe tani është dërguar në mbajtje.