Era e fortë dhe thatësira mbrëmë e kanë vështirësuar shuarjen e zjarrit i cili nga e shtuna ka përfshirë zonën malore në pjesën qendrore të Portugalisë.
Ministri i Punëve të Brendshme Eduardo Kabrita bëri të ditur se policia kriminalistike portugeze ka ngritur hetim për zjarret dhe shtoi se autoritetet lokale janë habitur që të gjitha zjarret kanë filluar midis orës 14.30 dhe 15.30 sipas kohës lokale në zonën e njëjtë.
Njësitë Zjarrfikëse deri më tani kanë arritur të shuajnë 60 për qind të zjarrit, por erërat e forta dhe temperatura prej 35 gradë Celsius, e vështirësojnë shuarjen e zjarreve të tjera.
Pas stihisë së zjarrit janë lënduar 12 civilë dhe tetë zjarrfikës.
Në zjarrin në Portugali në vitin 2017 kanë humbur jetën qindra njerëz.