Të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën në zjarrin në ndërtesën banesore në Londër, kumtoi policia. “Mund të konfirmoj për gjashtë të vdekur në këtë moment, por ky numër me siguri do të rritet. Për momentin zbatohet operacioni i ndërlikuar, i cili mund të zgjasë edhe disa ditë. Një numër i madh i njerëzve janë përkujdesur nga ekipet mjekësore”, deklaroi Stjuard Kandi, komandant i policisë. Zjarri tërësisht e ka përfshirë ndërtesën prej 27 kateve në lagjen e Londrës, Kensingtoni Verior. Në ndërtesën e ndërtuar në vitin 1974, ka 120 banesa.