Policia e Kosovës ka reaguar pas sulmit që iu bë në Bistricë të Leposaviqit një patrulle nga një automjet Audi Q5, ku sipas njoftimit, tashmë janë identifikuar dy persona të dyshuar të përfshirë në rast.
Sipas njoftimit, personat e dyshuar të përfshirë në rast sips të dhënave rezultojnë të jenë persona me të kaluar kriminale, ku njëri ka mbi 80 vepra penale e tjetri 17.
“1. I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (D.S. 1991), dyshohet të jetë i përfshirë në mbi 80 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, detyrim, armëmbajtje pa leje, sulm, pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanosje, vjedhje e rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, grabitje etj., etj. I njëjti ka kryer edhe mbi (20) kundërvajtje”.
“2. I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (M.D. 1985), dyshohet të jetë i përfshirë në 17 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, shtrëngim, armëmbajtje pa leje, vjedhje e rëndë, lëndim i rëndë trupor, kalim i paautorizuar i kufirit, manipulim me prova etj, etj. I njëjti ka kryer edhe (3) kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se sot gjatë ditës, Policia e Kosovës gjatë një pike kontrolli në Bistricë të Leposaviqit janë sulmuar nga një veturë e tipit Audi Q5, ku më pas janë detyruar që të gjuajnë me armë në drejtim të saj.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se asnjë formë dhune ndaj Policisë së Kosovës nuk do të tolerohet.