Policia e Kosovës ka sekuestruar sasi të madhe armësh në Han të Elezit, në afërsi të kufirit Maqedoni-Kosovës, Blacë. Pas pranimit të informatave nga terreni se i dyshuari A.V. (37 vjeç), mund të ketë në posedim armë të paautorizuara, hetuesit policor nga stacioni policor Hani i Elezit në bashkëpunim me njësitë tjera relevante, kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar:
Një pushkë automatike AK-47,2 pushkë M-48, 1 pushkë gjuetie 12 mm,14 mina befasuese kundërkëmbësorisë,13 granata dore, 30 karikatorë të zbrazët,2472 fishekë të kalibrave të ndryshëm,2 palë dylbi, 3 thika dhe një boks hekuri. Siç njoftojnë mediat kosovare për rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje prej 48 orë.