Policia civile e Sao Paulo e ka akuzuar për shpijë Najila Trindaden, vajzën e cila e po e akuzon yllin brazilian të Paris Saint-Germainit, Neymarin, për përdhunim. Trindade e dha një intervistë për televizionin kombëtar të Brazilit dhe deklaratat e saja gjatë kësaj interviste nuk i kanë pëlqyer aspak policisë braziliane, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. Në një intervistë për programin e BST-të “Conexao Reporter”, Najila qëndroi prapa akuzave të saj ndaj futbollistit, por edhe e akuzoi forcën policore për korrupsion.
“Policia është e blerë, apo jo? Apo a jam unë e çmendur?”, kishte thënë Najila. Tani, policia braziliane është përgjigjur ndaj kësaj deklarate.
“Nderi i policisë si institucion dhe i ekspertëve të saj që janë të përfshirë është dëmtuar”, thuhet në raportin e publikuar nga policia.
Unioni i Komisionarëve të Policëve të Sao Paulos dhe Shoqata e Policëve e kanë komentuar këtë çështje, duke thënë se ata solidarizohen me të gjitha viktimat e dhunës gjinore, mirëpo shtuan se ata janë edhe kundër shpifjes.