Shkup, 12 nëntor – SPB Shkup mbrëmë ka realizuar aksion të përforcuar të kontrollimit në lidhje me drejtimin e automjeteve nga ana e qytetarëve nën ndikim të alkoolit, ku kanë kryer test alkooli 272 qytetarë ndërsa tek 102 shoferë është vërtetuar se kanë qenë nën ndikim të alkoolit. Janë konstatuar edhe 42 thyerje tjera ligjore për çka janë përcaktuar rreth 40 ndëshkime. “Ministria e punëve të brendshme në bashkëpunim me institucione tjera do të vazhdojë me kontrolle të tilla edhe gjatë periudhës së ardhshme. Nuk do të tolerohet asnjë mosrespektim i ligjit”, tha Angellkovski.