Shkup, 16 gusht – Uniformat e policëve të Maqedonisë janë të vjetruara, ka dhjetë vite që policët nuk janë furnizuar me uniforma të reja edhe pse premtimet nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë qenë të shpeshta. Këtë sot e tha kryetari i sindikatës së policëve të vendit, Martin Efremov. Sindikata e policisë gjithashtu u ankua edhe për vendimin që policët të punojnë shtatë orë në ditë dhe të jenë të angazhuar gjatë gjithë javës. Ky vendim sipas tyre, i bën policët të pa aftë për punë, dhe u pa mundëson të kenë jetë private, njofton Koha.
“MPB që dhjetë vjet nuk ka blerë uniforma për policinë dhe shfaqet dyshim se kjo bëhet me qëllim që të vjetrohen dhe shlyen uniformat, disa herë Ministria ka dalë me data konkrete për blerjen e uniformave të reja, por asnjë datë nuk është respektuar. Kërkojmë nga MPB menjëherë të blej uniforma të reja sepse verën e kaluam me një këmishë, por dimri është afër nuk e dimë se çarë do të bëjmë”, tha Efremov.
Ai gjithashtu u shpreh se me miratimin e 7 orëve punë për policinë shfaqet problem sepse me këtë vendim thyhet ligji për marrëdhënie pune dhe marrëveshjes kolektive.
“Policia zyrtare janë të angazhuar në punë gati se çdo ditë, ndërsa jo rrallë edhe dy herë në ditë. E drejta për pushim gjatë javës pothuajse tërësisht është shkurtuar, ndërsa jeta private është e pamundur. Është e pamundur është ajo pjesë e uniformës të pastrohet”.
Ai para mediave e nxori një kapelë të vjetër të policisë e cila, siç tha ai, tregon fytyrën e vërtetë të policisë, të venitur, të brishtë dhe e shëmtuar.