Policia dëbon gazetarët e RTM nga festa e Pashkëve, reagon SHGM

Shkup, 28 prill – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon sjelljen e pjesëtarëve të Ministrisë së punëve të brendshme, të cilët nuk lejuan ekipin e gazetarëve të Radiotelevizionit të Maqedonisë të xhirojnë sekuencë me rastin e festave të Pashkëve, para dhe në oborrin e kishës në Shkup, transmeton gazeta KOHA.

“Më 27 prill rreth orës 11 para kishës “Shën Apostujt Pjetër dhe Pali” në Lisiçe të Epërme, kameramanit Trajçe Ilievski dhe gazetares Marija Kostovska nga RTM nuk u është lejuar që të futen në oborrin e kishës dhe të xhirojnë sekuencë nga ana e personave në uniformë të MPB. Sipas ekipit të gazetarëve, arsyeja e policëve ishte se kameramani dhe gazetarja nuk duhet të jenë aty për shkak të prezencës së paralajmëruar të një delegacioni të lartë”, informon SHGM.

Nga Shoqata thonë se indikacioni i këtillë është problematik sepse u tregua që nuk bëhet fjalë për delegacion të lartë, dhe po të ishte ashtu, policia nuk mund të dëbojë ekipin e gazetarëve, por në të kundërtën duhej që t’u sigurojë hapësirë prej ku ata në mënyrë të sigurt do të kryenin detyrën e tyre.

“Për këtë procedurë të paarsyeshme të përfaqësuesve të MPB me të cilën është penguar puna e kameramanëve dhe gazetarëve, SHGM do të parashtrojë ankesë deri në Departamentin për kontroll të brendshme, hetime të krimit dhe standarde profesionale pranë MPB”, thuhet në kumtesën e SHGM-së. (koha.mk)