Londër, 23 shtator – Policia britanike konfiskoi rreth një ton kokainë, të fshehur në kuti me fruta nga Amerikan Jugore. Lidhur me incidentin janë arrestuar dy persona, lajmëruan sot autoritetet e policisë.
Vlera e kokainës së konfiskuar është rreth 128 milionë dollarë, ndërsa është gjetur në portin Dover, në juglindje të Anglisë.
Personat e arrestuar të moshës 40 dhe 64 vjeç dyshohen për kontrabandë të drogës të klasës A, ndërsa policia drogën e zbuloi me deshifrim të porosive të organizuesve.
“Ky operacion parandaloi që një sasi e madhe e kokainës të depërtojë në rrugë”, deklaroi njëri nga inspektorët.