Një numër i madh i policisë kanë rrethuar shtëpinë dhe kanë mbyllur rrugën në lagjen Kozle të Shkupit ku jeton Katica Janeva, transmeton koha.mk.
Siç merret vesh po bëhen përgatitjet për arrestimin e prokurores speciale, e cila dje ka dhënë deklaratë dje para Prokurorisë për rastin “Zhvatja”. (koha.mk)