Shkup, 3 maj – Policia është përplasur me qytetarët në rrugën e plastikave në Shkup, duke tentuar që të largojë veturat e parkuara në mënyrë të parregullt.
Portali A1on raporton se disa persona janë arrestuar, pasi që e kanë penguar policinë në kryerjen e detyrës.
Priten detaje zyrtare nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).