Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në ndeshjen, Getafe – Real Madrid. Ndeshja e cila u zhvillua në Coliseum Alfonso Perez dhuroi një moment interesant pas futjes së një tifozi në fushë, përcjellë ”GazetaOlle.com”. Ky tifoz i cili u fut në fushën e lojës kishte ngjashmëri të madhe me Cristiano Ronaldon dhe e ”konsideronte” veten si ylli portugez. Megjithatë, pas kësaj situate, intervenoi sigurimi, të cilët e larguan tifozin nga fusha e lojës për të qetësuar situatën. Kujtojmë se Cristiano Ronaldo ishte autor i një goli sot në fitoren prej 1:2 ndaj Getafes.