Mediat amerikane zbulojnë se njësia policore në Los Anxhelos dhe ekipi policor i Nevadës në rrethinën e Los Anxhelos më saktë në Spensvill me antropologët dhe mjekët ligjor kanë gjetur eshtra e një trupi femëror që besohet se i takojnë aktores së zhdukur shqiptare nga Shkupi Adea Shabani. Në vendngjarje ishte njeriu i parë i policisë së Nevadës Robert Bringolf bashkë me antropologët të cilët duhet të identifikojnë se a bëhet fjalë në të vërtetë për aktoren e zhdukur, proces ky që do të zgjatë disa ditë.
Bringof për mediat amerikane tha se për momentin njësia policore e Nevadës ka filluar hetimin për identifikimin e trupit dhe pasi ky proces të përfundojë, në media do të dalin me informacione të sakta dhe konkrete. Adea Shabani për herë të fundit është parë më 23 shkurt, para disa ditëve aktori Kristofer Spotz, që dyshohet se ishte dhe i dashuri i aktores shqiptare, kreu vetëvrasje në makinë të vjedhur. Në videon në vijim që kanë publikuar mediat amerikane mund të shihet vendi ku supozohet se është gjetur trupi i pajetë i Adea Shabanit, mirëpo për konfirmim duhet të pritet disa ditë. Shumica e miqve të aktores kanë filluar të shpërndajnë statuse ngushëlluese në rrjetet sociale, me çka edhe shtohen dyshimet për trupin e gjetur të aktores.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=54&v=n4S1K2meiM8