Në fillim vrau gruan në shtëpi, më pas hyri në apartamentin ku jetonte e bija, vrau atë, por edhe mbesën 6 vjeçe. Pas krimit të trefishtë një efektiv policie, lajmëroi kolegët duke iu thënë se çfarë kishte ndodhur, para se të vriste veten.
Një tragjedi e rëndë në familje, u shënua këtë të martë në kontenë e Hillsborough, në Florida, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 58-vjeçari, Terry Strawn, i cili në vitin 2009 u vlerësua edhe si polici i vitit, përdori armën e punës, për të shuar gjithë familjen. Viktima e tij e parë ishte Theresa, e shoqja 43 vjeçe, ndërsa më pas vrau vajzën Courtney, 32 vjeçe si dhe vajzën e kësaj të fundit, vogëlushen Londyn.
Menjëherë pas tre krimeve, Terry Strawn kontaktoi kolegët me radio, ku ju tha se do ti jepte fund jetës, “Nuk mund të jetoj pa familjen time”. Pak minuta më vonë agjenti i policisë ishte i vdekur, pasi qëlloi veten me plumb në kokë në makinën e tij. Terry Strawn, pavarësisht vlerësimit dhe reputacionit të mirë, kohëve të fundit ishte pezulluar nga puna, për shkak të disa problemeve psikologjike që kishte shfaqur, si pasojë e vështirësive financiare në familje.