Shkup, 14 tetor – Një grua nga rajoni i Tetovës, në Stacionin Policor Tetovë, dje pasdite ka denoncuar se është shantazhuar dhe fizikisht është sulmuar nga personi F.A. nëpunës policor në Sektorin Policor Kamjan, për shkak se nuk ka dashur ta vazhdojë lidhjen me të.
Siç kumtoi MPB-ja, sipas denoncimit, gruaja e ka ndërprerë lidhjen me F.A. para një viti dhe prej atëherë ka refuzuar të takohet me të. Para një jave, derisa gruaja ka qenë në objektin hotelerik, ka ardhur F.A. dhe e ka kërcënuar se do t’i publikojë fotografitë dhe videot e tyre të përbashkëta dhe se do t’i tregojë babait dhe bashkëshortit të saj se e ka pasur dashnore. Dje rreth orës 12.50, derisa gruaja ka qenë në punë, ka ardhur F.A. dhe fizikisht e ka sulmuar.
Për rastin menjëherë është njoftuar Sektori për punë të brendshme dhe po ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të rastit.