Një polic në Kanada rrezikon të dënohet me burgim pasi është zbuluar se përmes një fotografie të një vajzës 17-vjeçare kishte arritur të merrte më shumë se 1 mijë fotografi eksplicite të meshkujve. Polici Adam Cox, 31-vjeçar po punonte në Mbrojtjen Diplomatike dhe Parlamentare kur filloi të mashtronte meshkujt duke përdorur emrin Emily Whitehouse.
Me këta burra ai shkëmbeu mesazhe eksplicite nëpër internet. Kur burrat i kërkonin fotografi të ndjeshme, Cox gjeti disa pamje të një kanadezeje, emri i të cilës është Alicia Fuller. Ajo ishte vetëvrarë në moshën 21-vjeçare. Gjatë bastisjes së shtëpisë, atij i janë gjetur 1691 fotografi ekstreme. Ai është shpallur fajtor për katër akuza dhe është dënuar me 12 muaj shërbim ndaj komunitetit.