Ky është momenti kur një vajzë 17 vjeçare shënjestroi si për shaka një polic me një armë lodër vetëm pak sekonda para se ai të e vriste.
Ngjarja ka ndodhur në Kaliforni, më saktë në qytetin Fullerton. Kamera që është e vendosur në trupin e policit e ka kapur të gjithë ngjarjen.
Policia e Fullertonit ka lëshuar pamjet për publikun e gjerë për të qenë sa më transparent rreth rastit.
Polici po bënte një ndalje rutinë të një makine në trafik. Nga ajo makinë doli një vajzë e cila po e mbante armën lodër. Polici e sheh këtë si një rast rreziku dhe e nxjerr armën e tij duke e qëlluar vajzën.
Shpejt në vendin e ngjarjes arrin edhe një koleg i tij dhe pastaj të dy bashkë i japin ndihmën e parë vajzës.
Ajo shpejt dërgohet në një spital ku nuk mundi të i mbijetoj plagëve dhe vdiç.
Familja e vajzës ka thënë se përkundër dhimbjes e kupton kompleksitetin e ngjarjes dhe do të pres vendimin e gjykatës. Polici nuk pritet të dënohet marrë parasysh se si rodhi ngjarja.