Kumanovë, 6 prill – Polici I.S. nga Kumanova që vdiq sot e që doli të jetë infektuar me virusin korona – është 52 vjeçar dhe polic kujdestar në pikën kufitare në Bellanoc, shkruan gazeta KOHA.
Të njëjtit, siç merr vesh gazeta KOHA, para katër ditëve i ishte përkeqësuar shëndeti, ndërsa mbrëmë rezultati i testitit kushte dalë pozitiv me koronavirus.
52-vjeçari nga 25 marsi nuk kishte shkuar në punë, ndërkohë që në karantin janë futur edhe kolegët e tij. Në ndërkohë, pardje shtë varrosur edhe nëna e policit I.S., por që familjarët mohojnë të ketë ndërruar jetë nga virusi korona. (koha.mk)