Një zyrtar i kufirit vizatoi një penis dhe shkroi “Long live Palestine” në pasaportën e një izraeliti. Një faqe e pasaportës së Tal Yaakobi tregon një vizatim të penisit së bashku me fjalët ‘Viva Palestina’ të shkruar pranë saj, që përkthehet në ‘Rroftë Palestina’. 25-vjeçari, nga Rosh HaAyinn, Izrael, pretendon se ka marrë vulosjen e pazakontë nga një zyrtar i kufirit kilian, pasi ka kaluar kufirin nga Argjentina gjatë udhëtimit.
Yaakobi i tha The Independent: “Prej momentit të parë, polici në kufi ishte armiqësor dhe ma hodhi pasaportën në fytyrë. Më pas ata na mbajtën për verifikim për një orë e gjysmë derisa vendosën të na linin të lëviznim”. “Nuk kishte asnjë arsye për ta bërë këtë gjë, përveç faktit se unë jam hebre”.
Yaakobi thotë se nuk e kishte vënë re vizatimin deri në katër ose pesë ditë më vonë, dhe kështu nuk e ngriti çështjen me asnjë zyrtar. Pas kthimit në Izrael, atij iu desh të urdhëronte një pasaportë të re, e cila i kushtoi 1230 shekels (pak më shumë se 200 dollarë).
Historia u raportua për herë të parë nga Jewesh Chronicle, pasi gazetari Itay Blumental nga Ynet News me bazë në Izrael postoi foton në Twitter.