56-vjet me forcat e rendit, tash oficeri Buckshot Smith është një nga policët më të vjetër në SHBA. Ai është 91-vjeç dhe ende vazhdon të shërbejë në Arkansas. Ai thotë se i do njerëzit dhe dëshiron që t’i ndihmojë. Banorët e këtij qyteti thonë se ai njeh këdo në qytet dhe çdo polici të ri mundohet t’i japë një mesazh. Në maj ai mbushë 92-vjeç, por uniformën e policit nuk e heq nga trupi. “Ndjej sikur po jetoj më gjatë duke vazhduar të punoj”, thotë ai.