Shkup, 5 janar – Policët kufitar të cilët për shkak të borës disa ditë kanë ngecur në karakoll në Tanushë, sot janë kthyer në Shkup, transmeton gazeta Koha.
MPB përmes helikopterëve ka bërë ndërrimin e dhjetë policëve. Ndërrimi i tyre ishte katër ditë, por mbetën atje më shumë ditë për shkak se bora kishte blloguar rrugët. (koha.mk)