Sidnei, 20 nëntor – Policë dhe ushtarë sot janë futur në Parlamentin e Papua Guinesë së Re, në shenjë proteste për shkak të bonuseve të papaguara për punën e tyre gjatë Samitit të Organizatës për bashkëpunim ekonomik aziatiko-paqësor (APEK) të mbajtur fundjavën e kaluar.
Siç njoftoi televizioni australian Ej-Bi-Si, ata e kanë bllokuar rrugën që çon deri te ndërtesa e Parlamentit në kryeqytetin e Papua Guinesë së Re, Port Morsbi.
Policia dhe ushtarët janë të pakënaqur sepse nuk u është paguar fitimi shtesë i premtuar gjatë takimit ndërkombëtar.
Në shenjë revolte ata kanë thyer dritare, dyer dhe mobilje. Disa deputetë deklaruan se janë mbyllur në zyrat e tyre.