Polemikat në La Liga nuk kanë të sosur. Kohëve të fundit ka akuza se vendimet e arbitrave janë në favor të Real Madrid, duke marrë shkas nga ajo penallti e dyshimtë e fituar nga Marcelo pak ditë më parë (Bilbao 0-1 Real Madrid).
Pikërisht për këtë temë ka folur presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu.
”Unë jam pro VAR, por nuk po funskionon siç duhet. Ka vendime që favorizojnë klube dhe dëmtojnë gjithë të tjerët” – shprehet Bartomeo. Kjo deklaratë vetëm sa i shton benzinë zjarrit, me sezonin që po shkon drejt fundit.