Performanca e Piatek me Genoan ka tërhequr vëmendjen e të gjithë medieve dhe skuadrave në Evropë, aq sa tani sulmuesi polak është në qendër të merkatos, ku klube si Real Madrid, Juventus, Milan, Napoli e Inter janë vënë pas tij. Sulmuesi polak është vetëm 23 vjeç dde ka arritur të shënojë 13 gola në Seria A në sezonin e tij të parë në Itali. Piatek u ble nga Cracovia për 4 milionë euro dhe tani Genoa synon ta shesë për 60 milionë.
Një trend të tillë po ndjek edhe Cagliari. Pasi ka në skuadër një “xhevahir” si Nicolo Barella, presidenti Preziosi është vënë pas talenteve. Klubi njoftoi se ka arritur akordin me mbrojtësin Sebastian Walukiewicz, i cili aktivizohet me skuadrën e Pogon Szczecin në Poloni”, bën të ditur “Telesport”, transmeton gazeta KOHA.