Trajneri i Totenhem, Maurisio Pokettino, ka krahasuar qendërsulmuesin e tij Harri Kin me një mik të vjetër dhe futbollist të mirënjohur nga Argjentina: Gabriel Omar Batistuta. “Po, po dhe po! Batistuta ishte një “vrasës”, – tha Pokettino. – Ai ishte shumë i fortë mendërisht, godiste fort portën kundërshtare dhe ishte një profesionist i vërtetë. Por për momentin tim, krahasimi është me vend. Unë e vendos Batistutën në majë, por edhe Kin është atje pranë. Ndoshta nuk e ka arritur ende majën dhe ka karakteristika që mund të ndryshojnë nga Batistuta, por unë mendoj se ai është në të njëjtin nivel dhe deri në fund të karrierës së tij nuk do të ketë asgjë më pak se argjentinasi, me të cilin kam luajtur mbi 50 ndeshje së bashku te kombëtarja”, u shpreh Pokettino.
Për t’u siguruar që të gjithë e morën mesazhin dhe kuptuan idenë të tij, Pokettino përsëriti: “Unë do ta vendosja Harry Kin në të njëjtin nivel me Batistuta. Të gjithë golat që shënon i meriton. Ai është protagonist në fushën e lojës dhe kompetent në atë që bën jashtë saj. Mendoj se meriton të gjitha lëvdatat. Kur njerëzit flasin për fat, është absurde. Ai ka shënuar 101 gola me Totenhem, tre, katër ose pesë prej tyre mund të kenë qenë me fat, por fati ndihmon më të mirin dhe Kin e meriton vlerësimin si një ndër qendërsulmuesit më të fortë në qarkullim. Ndaj Everton luajti një ndeshje shembullore. Ai është një lojtar elitar dhe askush nuk mund ta kundërshtojë diçka të tillë”, përfundoi trajneri i Totenhemit.