Shkup, 12 nëntor – Nga një fillim i mirë i ndeshjes, kur Velkoski në minutën e pestë nga një pozitë ideale nuk arrin të shënon me kokë, Maqedonia në fund me disfatë të thellë do të rikthehet nga Granada. Me rezultatin 4:0 Spanja ka deklasuar djemtë e seleksionuesit Igor Angellovski, në kuadër të ndeshjes kualifikuese të grupit G. I njëjti futbollist shënon, por kësaj radhe në portën e tij për 1:0 në të mirë të “furië së kuqe”.
Në pjesën e dytë, në minutën e 61 Vitoli mposht për së dyti herë Dimitrievskin. Derisa, verdhekuqtë u kërcënuan nëpërmjet Bardhit, i cili nga 20 metra dërgoi një proektil por De Gea me një refleks të madh, ndal këtë tentim. Ndërkohë, në vazhdim maqedonasit u nokautuan për tre minuta. Së pari Monreal në minutën e 84 shënon për 3:0 dhe dy dy minuta më pas Aduriz pas një aksioni të mirë mposht Dimitrievskin. Pas kësaj disfate, Maqedonia mban pozitën e 5 me asnjë pikë të grumbulluar. (B.K.)