Juventusi vazhdon të ëndërrojë rikthimin e Pol Pogba në Torino. Edhe pse pozicioni i francezit te Mançester Junajtid që pas largimit të Murinjos është konsoliduar më shumë, te Juventusi duan ende që ta marrin përsëri kampion francez të botës.
Diçka të tillë, e pohon edhe Paulo Dibala, i cili në një intervistë për “Telefoot”, i çon një mesazh të drejtpërdrejtë Pogbas: “Të gjithë do donin të kishin një lojtar me kualitetet e tij në ekip, por sido që të shkojë puna, në fund i mbetet atij zgjedhja. I uroj më të mirat.”
CHAMPIONS – Është objektivi ynë kryesor, do bëjmë gjithçka për ta fituar, pa harruar edhe kampionatet e tjera. Atletiko, bashkë me Liverpuli, janë kundërshtarët më të vështirë, dhe e dimë këtë, por jemi të përgatitur.
ARDHJA E CR7 – E dimë sa i rëndësishëm është Kristiano Ronaldo dhe se sa na jep ditë pas ditë. Gjithmonë e kam thënë se ai dhe Mesi janë në një nivel. Edhe Nejmari është një futbollist i niveleve të larta, Mbape është një i ri që mund të bëjë akoma më shumë, por për momentin Messi dhe CR7 mbajnë vendin e arë. Edhe për mua, ka ardhur një ndryshim i madh, duke qenë në kontakt me këta lojtarë të mëdhenj, dhe është diçka pozitive për mua.