Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba është shpallur nga SportsPro si sportisti më i marketueshëm në botë. Francezi që ishte një prej futbollistëve kryesorë dhe udhëheqës të Francës në fitimin e Kupës së Botës, kryeson listën e SportsPro të 50 Sportistëve më të Marketueshëm në edicionin e nëntë. Vitin e kaluar ishte Anthony Joshua ai që kryesonte listën, por këtë vit ka zbritur në vend të dytë, i klasifikuar mes dyshes franceze, Pogba në vend të parë dhe Kylian Mbappe në të tretin.
Duke u fokusuar në potencialin e marketingut për periudhën e tre viteve të ardhshme, top-10 përmban sportistë nga e gjithë bota, të renditur sipas kritereve që përfshijnë moshën, tregun, karizmën, angazhimin në rrjetet sociale dhe vullnetin për tu reklamuar. Në vend të katërt është ylli i tenisti, Alexander Zverev, me fituesin e edicionit të vitit 2016 Stephen Curry që renditet në vend të pestë. Një kapërcim spektakolar ka bërë fituesi i “Këpucës së Artë” në Kupën e Botës, anglezi Harry Kane, i cili nga vendi i 20-të në 2017, tashmë renditet në vend të 6-të.