Pol Pogba ka refuzuar të rinovojë me Mançester Junajtid. Edhe pse po kalon një moment të lumtur në Angli, ku performancat e ekipit dhe personale janë në nivel të kënaqshëm, Pogba dueket se kërkon ndërrim ambienti. Sipas asaj që raporton “Marca” mesfushori ka dëshirë të luajë me Realin e Madridit. Këta të fundit janë të gatshëm të plotësojnë çekun e bardhë për francezin. Nga ajo që raportohet është se Raiola, menaxheri i Pogbasë është vendosur menjëherë në lëvizje dhe ka zhvilluar 2 telefonata me drejtuesit nga Spanja. Operacioni pritet t’i kalojë 120 milionë eurot dhe në verë pritet të realizohet.