Pol Pogba ka qenë shumë afër kalimit te Noçerino. Jo, nuk është fantazi, por ajo që ka pohuar ish-drejtori sportiv i klubit, Marsello Pitino: “Kemi marrë portierin Nikola Leali dhe bashkë me të mund të kishim marrë nga Juventusi edhe Pol Pogba”, ka thënë Pitino.
“Në atë moment mund ta bënim këtë, sepse Konte nuk e konsideronte titullar dhe te ne mund të rritej. Kështu, kam shkuar ta ndjek në miqësoren e përvitshme që zhvillohet në Villar Perosa. Por, më pas nuk është bërë asgjë, sepse lojtarë kaq të fortë i tregojnë vlerat e tyre herët ose vonë. Ndoshta mund të mos kishte ndodhur te Noçerino, por më ka mbetur peng që nuk kam arritur ta marr. Nuk dihet si mund të kishin shkuar gjërat nëse Pol do të ishte marrë nga Noçerina”, deklaroi Pitino.