Një video shokuese me protagoniste të dashurën e re të superyllit të Manchester United, Paul Pogba, shfaq modelen duke thithur një pluhur të bardhë të dyshimtë. Modelja Maria Zulay Salaues, 23 vjeçare, shfaqet në video selfie duke ngritur një lugë të vogël në drejtim të hundës së saj, përpara se të përshëndesë kameran. Më pas ajo ngre njërin gisht ndërkohë që këndon një këngë spanjolle të Ivy Queen, duke përsëritur fjalët: “Nuk është e lehtë.” Një natë më parë, një burim i tabloidit britanik “The Sun” e përshkroi si një moment budallëku dhe tha se klipi ishte arsyeja pse modelja u zhvendos në Amerikë nga atdheu i saj, Bolivia.
Ylli i United, 24-vjeçari Pogba që u ble vitin e kaluar për shumën rekord £89milionë, është shoqëruar me modelen boliviane gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, për rekuperimin pas dëmtimit të pësuar në këmbë. “Maria ia dërgoi videon një miku të saj, që më pas e publikoi dhe nisi të shpërndahej. Ajo u turpërua aq shumë sa që vendosi për një fillim të ri në Amerikë. Maria është një vajzë e dashur, porn ë një moment budallëku filmoi veten duke thithur pluhurin”, deklaroi burimi i “The Sun”. Bukuroshja u vendos në Miami tre vite më parë dhe nisi të punojë si agjente imobiliare, përpara se të ndiqte ëndrrën e saj si modele.
Ylli i Francës është një musliman i devotshëm që nuk pi alkol, dhe as nuk konsumon drogë. Ai dhe Maria janë parë duke u përkëdhelur në publik dhe të dielën e kaluar kanë shëitutur krah për krahu në Miami Beach. Ajo mbante veshur një varëse me inicialet e futbollistit. Vetë Pogba udhëtoi drejt SHBA pasi trajneri i Manchester United, Jose Mourinho e urdhëroi që të pushojë me qëllim rekuperimin e shpejtë pas dëmtimit.