Paul Pogba ka qenë ndër futbollistët më të përfolur në kohët e fundit. Për mesfushorin francez spekulohet me të madhe se do të kthehet te Juventusi, pastaj se do t’i bashkohet Barcelonës apo Real Madridit. Mirëpo, së fundi, ai ka treguar se nuk e ka në plan që të largohet nga Manchester United. “Kur u riktheva te Manchester United, ishte sikur të vija në shtëpinë time. Këtu është shtëpia ime dhe do të jetë kështu gjithmonë. Në media ka shumë raportime rreth të ardhmes time, mirëpo unë jam i lumtur këtu dhe dua të qëndroj për një kohë të gjatë”, ka thënë Pogba për ‘RMC Sport’.