Eric Bailly do të shpresojë që Ole Gunnar Solskjaer të mos futet në Instagram këto ditë…
Blerja rekord e Manchester United Paul Pogba ka regjistruar veten e tij duke turpëruar mbrojtësin me një finte dinake në dhomat e zhveshjes.
Francezi po duelonte me mbrojtësin nga Bregu i Fildishtë dhe papritmas ia kalon topin poshtë këmbëve.
Kameramani fillon të qeshë me të madhe teksa edhe Romelu Lukaku shfaqet duke shijuar stilin e fundit të Pogba.
Kampioni i Botës ka ngarkuar videon në Instagram, duke shkruar: “Eric Bailly, më fal vëlla.”
Pogba Vs. Bailly in the Man Utd dressing room. Filthy🔥💀😂pic.twitter.com/im3g9Gzj1Q
— Football Stuff (@FootbalIStuff) February 19, 2019