Paul Pogba ka zbuluar se i është ndaluar diskutimi me gazetarët pasi kritikoi në vazhdimësi ekipin për paraqitjen. 25-vjeçari prishi edhe më shumë raportet me Mourinhon kur kritikoi ekipin pas barazimit 1-1 me Wolvesin me 22 shtator. Që atëherë, fituesi i Kupës së Botës me Francën ia ka dalë që të ruajë vendin e titullarit, por drejtuesit e klubit ia kanë ndaluar të flasë me medie për të mos krijuar pakënaqësi në dhomën e zhveshjes. Pas humbjes me nga West Ham United, ai u pyet nga gazetarët për ndeshjen, Pogba u përgjigj: “Ju më dëshironi të vdekur?”, teksa shtoi “Më është thënë se nuk më lejohet”.